I mori jetën në tunelin e Kalimashit dy vëllezërve nga Kosova, 58 vjeçari udhëtonte me shpejtësi tejet të lartë

Sadiku së bashku me të vëllanë Nesretin e një mik të tyre, ndodheshin në makinën e tyre tip ‘Ford’, duke udhëtuar në tunelin e Kalimashit, në momentin kur prapa i godet një makinë me shpejtësi skëterrë. Për pasoja makina e vëllezërve nga Kosova, u përplas me një autobot naftë.

Dy vëllezërit Osmani ndërruan jetë në aksidentin e mbrëmjes së djeshme, ndërsa këtë të enjte policia arrestoi shoferin që i goditi nga pas. Fjala është për një 58 vjeçar me origjinë nga Tropoja e banues në Tiranë. Ky i fundit udhëtonte me shpejtësi tepër të lartë, ndërsa në makniën e tij ‘Benz’ ndodhej dhe një tjetër pasagjer.

Veç humbjes së dyfishtë në jetë, të plagosur nga aksidenti mbetën vetë 58 vjeçari, pasagjerja që udhëtonte në makinën nën drejtimin e tij dhe një pasagjer i tretë, në makinën ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova.

Nga informacionet e deritanishme, rezulton se 58 vjeçari ishte gjobitur disa herë nga policia rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit. Mbrëmjen e djeshme, edhe pse shpejtësia e mjetit ende nuk është përcaktuar saktë, 58 vjeçari dyshohet se udhëtonte me mbi 100 km/h në tunelin e Kalimashit, një aks ku shpejtësia nuk duhet t’i kalojë 80 km/h.