I mori jetën policit në Fier, momentet kur vetëdorëzohet autori… 23 vjeçari buzëqesh

Të habitshme në të paktën, pasi ky i ri që buzëqesh para familjarëve të tij, tre ditë më parë qëlloi me plumb në kokë një oficer të policisë.

Por kështu është përcjellë nga të afërmit Azgan Mërnica, i riu i cili u vetëdorëzua orët e vona të mbrëmjes së djeshme para autoriteteve.

Ai akuzohet për një krim të rëndë që mund t’i kushtojë çerek shekulli vite burg ose më shumë, por në shprehinë e tij trupore nuk shihet asnjë peshë faji.