I mori jetën shokut që e strehoi në banesë prej 1 viti, detajet e ngjarjes së rëndë në Sarandë

Mbrëmjen e të dielës autoritetet zbuluan trupin e pajetë të një 62 vjeçari të quajtur Gëzim Bizoni, në banesën e tij në fshatin Gjashtë në Sarandë.

Autor i krimit rezulton të jetë shoku i tij 42 vjeçar, Admir Beqiri, i cili po ashtu u gjend në banesën ku ndodhi krimit.

Viktima prej afro 1 viti e kishte strehuar në banesë mikun e tij, ndërsa sherri duket se ka ndodhur pasi 62 vjeçari i ka kërkuar autorit që të largohet.

Nga hetimet e deritanishmë rezulton se të dy burrat kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa autori edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Ky i fundit e ka goditur me sende të forta 62 vjeçarin në kokë, duke i marrë jetën në vend.