Një 62 vjeçar i quajtur Arsen Dani, masakroi me thikë të ëmën e tij të moshuar Gjylije Dani. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në brendësi të shtëpisë së tyre në lagjen ‘Besëlidhja’.
Dani u prangos nga autoritetet, ndërsa këtë të martë është zbardhur një pjesë e dëshmisë së tij. 62 vjeçari që vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka deklaruar:
“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”.
Ishin fqinjët ata që dëgjuan të bërtiturat e të moshuarës së ndjerë dhe njoftuan policinë. Kur patrulla ka mbërritur në vendin e ngjarjes, 62 vjeçari ka hapur derën dhe nuk ka bërë rezistencë. Dani ishte i njohur në komunitet për sëmundjen e tij mendore, por nuk kishte qenë asnjëherë problematik.