I mori jetën të moshuarit në azil, ndërron jetë në spital 77 vjeçari Zyhdi Shehi

77 vjeçari Zyhdi Shehi, i moshuari i cili goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës në azil, ka ndërruar jetë. I moshuari u shua në spitalin e QSUT-së për shkak të sëmundjes nga e cila vuante, parkinsoni.

Zyhdi Shehu, dikur historian e shkrimtar, u vu në qendër të vëmendjes pas ngjarjes së rëndë më 8 gusht, kur ai goditi për vdekje shokun e dhomës Virxhil Vesho, në një azil privat në kryeqytet.

Shehu e goditi disa herë me bastunin e tij shokun e dhomës, pasi sipas tij ai i kishte zënë krevatin.