I mori makinën shokut dhe ia shiti për 2 mijë euro, arrestohet aktori i njohur i humorit

Aktori i humorit Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për mashtrimin e një personi.

Sipas asaj që kanë raportuar autoritetet, Veleshnja i ka marrë makinën shokut të tij për ta përdorur, por më tutje e ka shitur mjetin në vlerën e dy mijë eurove.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”,
 thuhet në njoftim.