I ngrirë plotësisht në ujë, por gjallë… video, si i mbijetojnë aligatorët motit të acartë

Për t’i mbijetuar motit ekstremisht të ftohtë, disa lloje zvarranikësh hyjnë në një gjendje letargjie e cila njihet si ‘brumim’, njëlloj ‘aftësie’ e ngjashme me gjendjen e letargjisë në të cilën hyjnë disa lloje gjitarësh.

Video e mëposhtme e publikuar nga BBC-ja, tregon pikërisht këtë aftësi të zvarranikëve si këto aligatorë, filmuar në një park në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Siç mund të dallohet nga pamjet, aligatorët janë plotësisht të zhytur në ujë, ndërsa uji vetë është ngrirë plotësisht. Zvarranikët janë thuajse plotësisht të zhytur në ujë, me përjashtim të hundëve të tyre, të cilat ndodhen jashtë sipërqafes për të evituar mbytjen.