Në këtë episod të emisionit “Histori Profetike në Kur’an” vijojmë me rrëfimin e historisë së Profetit Musa, një ndër 5 profetët e dalluar.
Pasi krijoi familje dhe punoi për 10 vite pranë Pejgamberit Shuajb, Musa vendos të kthehet në atdhe, në Egjipt. Ai i thotë Shuajbit a.s se malli e kishte marrë për të parë nënën, motrën e vëllanë dhe se e kishte vendosur që do të nisej.
Pasi bie nata, Musai përballet me atë që asnjë njeri në sipërfaqen e kësaj toke nuk ishte përballur asnjëherë… Musa përballet dhe komunikon me Zoti e Gjithësisë. Elvisi rrëfen momentet emocionale, e sesi ato përshkruhen në Kur’anin Famëlartë.
Elvisi: Musa i thotë Shuajbit… më ka marrë malli për familjen, dua të takoj nënën, vëllanë Harunin dhe motrën time.
Shuajti pranon. Musai niset së bashku me familjen, me qëllimin për të takuar familjen. Kaq ishte qëllimi. Por Zoti ka planet e veta.
Kur Musai u nis, koha ishte e hapur, ishte mëngjes. Gjatë natës, filloi ngapak të fryjë era, të shtohen retë, të nisë shiu dhe vetëtimat. Musai e humb orientimin. Mendon të gjejë dikë që të mund ta orientojë për rrugën. Shikon në anën e djathtë… ishte kodra Tur. Në Kur’an përmendet nga Zoti i Gjithësisë, kodra Tur.
Atje Musai ka parë një zjarr. Musai tha të shkojë atje, për të parë nëse mund të gjente njeri aty, apo për të marrë nga zjarri e për të ndriçuar rrugën. Por sërish, qëllimi i Allahut ishte tjetër.
Teksa Musai i afrohej këtij zjarri, më shumë ajo i përngjante një drite, sesa një zjarri. Kur Musa afrohet, shikon se atje nuk kishte shi, nuk kishte re, mbretëronte qetësia. Kur u afrua edhe më shumë, Musa pa që aty nuk kishte zjarr, por dritë. Musa u mahnit nga peisazhi që pa. Dukej sikur gjithçka aty ishte ndaluar. Musa sa hidhte hapat, habitej, i hidhte hapat ngadalë… sepse ajo që kërkonte ai dhe ajo që po vinte, ishin dy gjëra komplet ndryshe.
Çfarë thuhet në Kur’an? Aty thuhet… “A të erdhi ty informacioni i ndodhisë së Musasë, kur vetë Zoti i Gjithësisë i foli atij?”
Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë në sipërfaqen e Tokës, që Zoti i Gjithësisë të komunikojë drejtpërdrejt me një njeri.
Por çfarë i tha Krijuesi i Botëve Musait? Ndiqeni këtu rrëfimin e Elvisit.
Elvisi: Zoti i Gjithësisë i thotë…”Ty o Musa të kam zgjedhur të dërguarin tim. Do të shkosh tek Faraoni sepse shumë e ka tepruar. Do t’i flasësh atij fjalë të buta”
Por kush ishte Faraoni? Faraoni thoshte unë jam Zot. Ai kishte vrarë fëmijë. Zoti i Gjithësisë ia jep shansin njeriut, i thotë shko tek Faraoni, thuaji fjalë të buta.
Po Musai, kur dëgjoi, i tha Krijuesit… “O Zot, më zgjero kraharorin tim, ma zgjidh nyjën në gjuhën time, ma bëj të lehtë dhe të bukur të folurën time dhe ma bëj dhe Harunin tim vëlla, Pejgamber…”
Musai alejhi selam ishe shumë i kënaqur me dëgjimin e Zotit të Gjithësisë. Në Kur’an shkruhet… Zoti i foli drejtpërdrejt Musait”.
Askujt si ka folur më përpara drejtpërdrejt e as pas tij. Ka folur vetëm njëherë me Pejgamberin Muhamed Alejhi Selam në Natën e Miraxhit, por do të vijmë dhe aty.
Nga ky moment, kaluan kohë shumë. Musa e njou më shumë Krijuesin e Madh të Gjithësisë. Erdhi koha që Krijuesi i tha Musës që të vijë përballë tij, me dijetarët e popullit të benisrailëve. I Madhi Zot, do t’i dhuronte Teuratin.
Të gjithë njerëzit u lodhën. Vetëm një nuk kishte të lodhur, nuk kishte gjumë. Thuhet në Kur’an, në suren Taha, ku Zoti e pyet Musanë… “ç’të nxini o Musa, të vish para popullit tënd?”.
Musai i thotë… “Nuk rrija dot o Zot, kam shpejtuar para të tjerëve, ata po vijnë, por unë doja të të kënaqja sa më shumë, të vija para të gjithëve”.
Pejgamberët kanë qenë në garë për veprat e mira. Nëse tjerët lodheshin, Musai nuk lodhej për të shkuar në takim me Zotin e Gjithësisë. Thuhet se Musai ka agjëruar 30 ditë dhe kur ka dashur të flasë me Krijuesin e Gjithësisë, ka përdorur misvakun (shkop i dalë nga një pemë e quajtur salvadora persica) që goja t’i mbante aromë të mirë.
Pejgamberi ynë e ka shpjeguar kur Krijuesi i ka thënë Musës…” Musa, nuk e di ti që aroma e gojës së besimtarit vjen si misk? Nuk ke patur nevojë ta bësh këtë. Do të bësh dhe 10 ditë agjërim”
10 ditë do ta fuqizonin edhe më shumë Musanë. Në Kur’an thuhet… “Kur erdhi Musa në takim me Mua”.
Por çfarë kërkoi Musai?
Ndiqeni në videon e mëposhtme, rrëfimin nga Elvisi