I prangosur këmbë e duar… nis gjyqi ndaj Naim Murselit dhe 3 të tjerëve, të akuzuar për marrjen e jetës së Liridonës

I akuzuar si mendja që oranizoi vrasjen e bashkëshortes së tij në sy të dy fëmijëve të mitur, këtë të hënë para gjykatës themelore të Prishtinës është paraqitur Naim Murseli.

Në masa të rrepta sigurie, lidhur në duar e këmbë, Murseli është shoqëruar nga forca e policisë drejt sallës së gjyqit, së bashku dhe me tre të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademit.

Naim Murseli

Në sallën e gjyqit, drejtuesja e trupës gjykuese Fatime Dermaku e ka pyetur (formalisht) për statusin martesor, ndërsa në përgjigje Naim Murseli ka thënë se “e kam gruan e vrame”

Murseli akuzohet se i ka ofruar një shumë prej 30 mijë eurosh Granit Plavës, në mënyrë që ky i fundit të ekzekutojë të shoqen e Murselit, e ta bëjë të duket sikur ka qenë një grabitje.

Krimi i rëndë ndodhi më nëntor të vitit 2023, ndërsa viktima ishte në automjet me dy fëmijët e mitur dhe të shoqin, Naimin.

Granit Plava

Naim Murseli i kishte kërkuar më herët kushëririt të tij Kushtrim Kokalla që të ishte ai që ta kryente vrasjen e Liridonës, por ky i fundit kishte mohuar. Ai i kishte prezantuan Murselit Granit Plavën, me të cilin ranë dakord për vrasjen në këmbim të 30 mijë eurove.

Kushtrim Kokalla

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Naim Murseli ka blerë një pistoletë dhe 20 plumba tek Tonin Dodaj dhe armën ia ka dhënë Plavës, në të njëjtën ditë me krimin, i cili disa orë më vonë, në mbrëmje.

Po sipas organit të akuzës, Murseli e ka mbajtur nga krahu të shoqen, në mënyrë që killeri Granit Plava të mos e humbiste qitjen.

Në lidhje me motivin e organizimit të atentatit ndaj të shoqes, prokuroria thotë në aktakuzë se Naim Murseli kishte planisikuar atentatin për shkak të raporteve të çrregulluara familjare e martesore. Prej këtyre problemeve përshkruan prokuroria, ka lindur dhe dëshira për hakmarrje nga ana e Murselit në drejtim të të shoqes. Disa muaj para krimit, Murseli kishte paguar dhe një policë të sigurimit të jetës në emër të Liridonës me vlerë 3 milionë kruna suedeze, me qëllim që prej vrasjes të përfitonte dhe para.