I ra përsipër pema që po priste në mal, ndërron jetë 53 vjeçari në Grabovë

Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë këtë të premte pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë një aksidenti të ndodhur dje.

Të ndjerin e ka zënë një pemë të cilën ai po e priste me motosharrë në malin Valmar. 53 vjeçari ishte banues në fshatin Grabovë.

Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.

“Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti”, njofton Policia