I riu godet për vdekje me thikë një 40 vjeçar në Durrës, shkak një sherr i momentit

Një 40 vjeçar i identifikuar si Halil Koka ka ndërruar jetë këtë të mërkurë fill pasi është goditur me thikë në afërsi të shkollës 9 vjeçare ‘Jusuf Puka’ në Durrës. Autor i dyshuar i ngjarjes është një 34 vjeçar i quajtur Ilir Koçilja. Viktima u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Autori ndërkohë u arratis nga vendi i ngjarjes. Siç raportuan autoritetet, shkak i goditjes fatale me thikë ka qenë një konflikt i çastit mes dy burrave.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”-njofton policia.