Duhej të nisej rreth orës 4 të mëngjesit për të hapur dyqanin e peshkut ku punonte, por për Zenepe Uruçin e enjta ishte dita e fundit e jetës… i shoqi 62 vjeçar, e goditi 5 herë me thikë, duke i marrë jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Terni të Italisë fqinje, ndërsa autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin e të ndjerës, Xhafer Uruçi.
Siç shkroi media italiane, 62 vjeçari e goditi me një thikë kuzhine të madhe 30 cm të shoqen, ndërsa ajo po bëhej gati të nisej për punë. Trupin e pajetë e zbuloi vajza e të ndjerës… shkak i kësaj vrasje tragjike, rezulton të jetë xhelozia patologjike e 62 vjeçarit. Media italiane thekson se prej kohësh autori nuk kishte punë të rregullt. Punonte si murator dhe gjente punë të ndryshme hera- herës. E pavarësisht këtij fakti, Xhafer Uruçi kishte dashur që e shoqja të qëndronte në shtëpi.
Tragjedia veçse ishte e paralajmëruar thonë mediat italiane. Fqinjët treguan se shpesh herë kishin dëgjuar të bërtiturat e gruas së ndjerë, e cila dhunohej fizikisht nga i shoqi. Punonjësit e dyqnit të peshkut kujtojnë se një vit më parë Zenepja nuk erdhi në punë për disa ditë, ndërsa kur u rikthye, kishte një sy të nxirë. Por denoncime nuk kishte patur, pasi gruaja nuk kishte dashur të ndante e shkatërronte familjen.
Kur mësoi për lajmin, drejtuesi i i dyqanit vendosi të mbyllë përkohësisht biznesin. Me duart në kokë, mundi të thotë “ (e ndjera) ishte pjesë e familjes sonë, nisi punë vite më parë si pastruese, ndërsa tanimë ishte kuzhinierja ime”