I shoqi i vdiq, shtëpia iu shkrumbua prej flakëve… kush është mërgimtari që bëri me banesë nënën me dy jetimë

14 prill, 2024. Mirsada merr të birin 9 vjeçar dhe shkon të shtrihet. Vajza ndodhej tek gjyshërit. Mirsada flet me të shoqin Jakupin, I cili I tha se do të rrinte edhe pak për të parë televizor.

Mirsada shtrihet me të birin dhe e zë gjumi. Kur ajo zgjohet ishte mesi natës. Tymi kishte mbuluar dhomën. Nëna vrapon drejt kuzhinës për të parë për të shoqin e kur hap derën, flakët i prekin fytyrën.

Misada mundi t’i shpëtojë vdekjes së bashku me djalin, por jo Jakupi. Historinë e saj tragjike Mirsada e tregoi në emisionin “Për Shqiptarët” pak javë më parë. Një mërgimtar shqiptar dhe familja e tij telefonuan në emission dhe i dhanë lajmin se do t’i dhuronin një banesë të re nënës me dy jetimë.

Sot Elvisi e Fatma Naçi udhëtuan drejt Shkodrës, pikërisht për t’i dorëzuar çelësat e banesës së re Mirsadës dhe dy fëmijëve të saj të mitur.

Elvisi: Vëllai jonë, Kushtrimi dhe e motra e saj i premtuan në emisionin “Për Shqiptarët” për një shtëpi Mirsadës. Bashkë me Fatmën kam ardhur me gëzim që ta bëjmë realitet atë që premtuam. Ja ku e kemi Mirsadën me dy jetimët e saj. Ta gëzoni shtëpinë dhe insha Allah të mos shihni më keq.

Mirsada: Ju falenderoj të gjithëve pa masë. Juve dhe bamirësin.

Elvisi: Kam folur dje me vëllain tonë Kushtrimin, që ka bërë dhe herë tjera vepra të mira. Më kërkoi që t’i jap numrin e llogarisë që ju keni hapur, në mënyrë që ai të japë pensionin prej 200 eurosh mujore që ju premtoi. Ka shqiptarë që të marrin atë që është e jotja, e jo më të japin atë që është e vetja. Kushtrimi nuk është nga këta shqiptarë. Është besimtar dhe e di se çfarë do të thotë të bësh një vepër të mirë, një vepër në emër të Zotit që nuk është e vogël.

I thashë shtëpitë në Shkodër janë të shtrenjta, por më tha vëlla nuk ka problem, një motër me jetimë, sado që të bëjë banesa, ti do të më thuash shifrat. Kushtrimi është njeri me zemër të madhe dhe në të njëjtën kohë Zoti ia ka bërë mbarë, sepse ne e dimë se jemi besimtarë. Kush jep një, Zoti ia shumëfishon 10 deri në 700 fish.

Mirsada: Allahu ju ruajtë insha Allah, bamirësit, juve dhe fondacionit tuaj. Zoti ju shpërbleftë me të mira. Unë nuk e kam menduar të them të drejtën. Ne themi që me një dorë Zoti të sprovon, me tjetrën…

Elvisi: Ka njerëz si Kushtrimi që mundohet me ndihmu shqiptarët e vet. Mirsada, ai juve nuk ju njeh, por si besimtar e shqiptar, ai iu gjend juve afër.