Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër, gjatë një ndeshje të vlefshme për Kupën mes Zyrihut e Zug-ut.
Në minutën e 62-të të sfidës që po fitohej nga Zyrihu, trajneri holandez i skuadrës fut në lojë futbollistin shqiptar Labinot Bajrami. 19 vjeçari luan për afro 19 minuta, kohë kur trajneri vendos ta zëvendësojë me një tjetër lojtar.
Por zëvendësimi i shpejtë nga ana e trajnerit Ricardo Moniz, duket se e ka acaruar së tepërmi babain e futbollistit shqiptar, i cili ka lëshuar nga tribuna çadrën, në drejtim të trajnerit.
Për qendërsulmuesin 19 vjeçar Bajrami, ndeshja kundër Zug me fanellën e Zyrihut ishte paraqitja e parë, pasi i riu kishte luajtur më herët vetëm për grupmoshat e reja.