Në bluzën e saj të zezë pranë kraharorit ndodhet një shkronjë. Një “A” që rrjedh prej një zemre. Një “A” për të birin Arditin, që ndodhet tutje disa metra larg, shtrirë në spital, i paaftë për lëvizur dhe i prekur nga një sëmundje që po ia merr jetën dalëngadalë.
Lotët nuk i pushojnë kësaj nëne, e cila ka djalin sëmurë, të prekur nga leuçemia akute. E vetme ajo nuk mundet të bëjë dot kurrgjë për të shpëtuar jetën e djalit. Arditi ka nevojë të largohet sa më parë jashtë shtetit për kurim të specializuar.
Ndaj edhe kjo nënë në moshë, e lodhur dhe e tronditur thellë, bën thirrje për ndihmë.
“Jeta ime… ai është. Është gjithçka për mua. Ai është një djalë i mrekullueshëm… (qan) Kishte shumë ëndrra. Unë pa Arditin jam e mbaruar, e vdekur, unë pa të jam e futur në dhe… unë me shpresën jetoj, që ai të ketë jetën”