Këto janë imazhet e para zyrtare të planetit të Saturnit, kapur nga teleskopi hapësinor “James Webb”… dhe si çdo rast tjetër, nuk janë “zhgënjyese”.
Imazhi i planetit të gaztë është realizuar duke përdorur kameran pranë infra të kuqes (NIRcam) të teleskopit, ndërsa në pamje janë të fokusuara dhe tre hëna të Saturnit (nga qindra satelitët që ka planeti)
Në imazh planeti vetë është i errët, kjo për shkakun se gazi i metanit përthith thuajse të gjithë dritën që shkon në sipërfaqen e planetit. Por ndryshe mund të thuhet për unazat e famshme të planetit, të cilat e emetojnë dritën e Diellit pasi në shumicën e tyre janë të ngrira.
Imazhi u arrit të “përpilohej” falë një vëzhgimi që zgjati plot 20 orë, kohë në të cilën pasqyra masive e teknologjia e avantuar e teleskopit janë fokusuar tek planeti
Në imazh duken edhe satelitët Enceladus, Dione dhe Tethis, tre nga 145 hëna e njohura të Saturnit. Enceladus është veçanërisht me interes për studiuesit, pasi në këtë satelit mendohet të ketë ujë poshtë sipërfaqes së veshur me akull.