Imagjinoni sikur të mund të ktheni kohën pas afro 4.6 miliardë vite e të mund të fotografoni Diellin… si do të dukej ai?
Pikërisht një përgjigje për këtë pyetje hipotetike e ka sjellë një imazh i ri i teleskopit ‘James Webb’, i cili ka mundur të vëzhgojë një yll në formim e sipër në galaktikën tonë.
Proto-ylli i identifikuar si HH212, është një yll i ri që sipas shkencëtarëve ka një moshë jo më të madhe sesa 50 mijë vjeçare.
Sipas studiuesve edhe ylli ynë do t’i përngjante këtij ylli në krijim, nëse do të kishin të njëjtën “moshë”.
Në imazhin e fundit të teleskopit, ylli nuk dallohet, por ajo që mund të shikohet lirisht janë ‘rrymat’ masive të gazit dhe pluhurit kozmik, të cilët “qëllojnë” në dy kahe të kundërta.
HH212 ndodhet në kostelacionin e Orionit, me një distancë prej afro 1300 vitesh dritë larg Tokës sonë.