Imazh spektakolar i “JWST” nga procesi i ‘lindjes’ së një ylli të ri

Kozmosi duket sikur “vjen në jetë” në këtë imazh të ri të kapur nga teleskopi hapësinor “James Webb”.

Duke përdorur instrumentet me rreze infra të kuqe, teleskopi ka fokusuar imazhin mbresëlënës të një protoylli i cili është në procesin e tij të ‘lindjes’. Imazhi tregon një çast të procesit, i cili ndodh në galaktikën tonë, nëvkonstelacionin e Demit (Taurus), 460 vite dritë larg nesh.

Ngjashëm me formën e një ore rëre, objekti që qëndron në qendër të imazhit është një protoyll afro 100,000 vjeçar, rrethuar nga sasi kolosale gazi e pluhuri.

Protoylli qendron pikërisht në ‘qafën’ e orës së rërës nga ku ‘konsumon’ lëndë të ndryshme derisa një yll i ri të krijohet.

Teksa protoylli vijon të ‘rritet në moshë’ do të vijojë të konsumojë, shkatërrojë e largojë tutje renë masive dhe shumë struktura që dallohen në këtë imazh. Do të vijë një moment kur protoylli do të ketë masë të mjaftueshme për t’u kthyer në një yll.