Incidenti në Detin e Zi, dalin pamjet e rrëzimit të dronit amerikan nga ana e një avioni rus

Ushtria amerikane ka publikuar së fundmi pamjet që tregojnë sesi një avion luftarak rus ka aksidentuar një prej dronëve të SHBA-ve në Detin e Zi.

BBC ka publikuar videon. Rusia hodhi poshtë akuzat se avioni i tyre SU-27 ka rrëzuar dronin amerikan, por duket se video e publikuar tregon një tjetër variant të ngjarjeve. BBC shkruan se nuk i ka parë ngjarjet që ndodhën para përplasjes, ndërsa autoritetet amerikane thanë se “fërkimet” mes avionit e dronit, kanë zgjatur afro 30-40minuta.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austrin i përshkroi veprimet e Rusisë si të ‘rrezikshme dhe të papërgjegjshme’ pak para se video të bëhej publike. Me çfarë kuptohet nga video raporton BBC-ja, avioni rus ka bërë disa manovra të rrezikshme fare pranë dronit amerikan e më pas ka hedhur me çfarë duket, një sasi karburanti që ka rrëzuar mandej dronin.