India publikon imazhin e parë nga poli jugor i Hënës

Një ditë pas momentit historik të uljes në polin jugor të Hënës, shkëncëtarët indianë kanë nisur punën për të vënë në funksionim roverin me 6 rrota që ndodhej në modulin që u ul në sipërfaqen e satelitit tonë.

Agjendia indiane e hapësirës (Isro) e ka quajtur roverin Pragyaan (fjalë nga gjuha sanskrite që do të thotë dituri) ndër moduli që u ul me mjetin në sipërfaqe quhej Vikram. Roveri i cili peshon veçse 26 kilogramë, së shpejti pritet të ulet në sipërfaqe përmes një rampe nga moduli Vikram. Roveri mund të ‘komunikojë’ me modulin, i cili mandej do të dërgojë sinjal në Tokë. Pragyaan ka për qëllim të zbulojë e studiojë se çfarë mineralesh janë prezente në sipërfaqen në polin jugor të Hënës.

Isro shpjegoi se roveri do të mund të përshkojë rrugë me një shpejtësi fare minimale (1 cm për 1 sekondë). Ulja e anijes kozmike atje ka koinçiduar me nisjen e cikli hënor që do t’i japë mundësinë roverit ta mbushë bateritë e tij përmes dritës së diellit për 14 ditë me radhë.

Moduli ulës (Vikram) ka në brendi të tij një sërë instrumentesh shkencore që do të përdoren për të ndihmuar më shumë kërkimin.

Një ndër objektivat kryesore të misionit Chandrayaan-3 është kërkimi për ujë në krateret masive në polin jugor, të cilat nuk preken kurrë nga drita e diellit. Shkencëtarët besojnë se atje mund të gjendet ujë në formën e akullit e këto zona mund të shërbejnë si vendet ku në të afërmen e afërt do të mund të ndërtohen baza.