23 marsi shënon hapjen e muajit të madhëruar të Ramazanit dhe për 30 ditët e ardhshme të gjithë muslimanët nëpër botë do të agjërojnë.
Al Jazeera ka publikuar disa grafika interesante në lidhje me këtë muaj të Ramzanit. Herën tjetër që muaji i Ramazanit do të hapet më 23 mars, do të jetë viti 2056, pra 33 vjet më tutje. Në vitin 2030 do të kemi brenda vitit nisjen e muajit të bekuar, njëherë më 5 janar (2030) e mandej nisjen më 25 dhjetor 2030.
Muslimanët që jetojnë në shtetet në jug të globit, do të agjërojnë një mesatare prej 12 orësh, ndërsa ata që jetojnë më në veri të Tokës, agjërojnë afro 17 orë.
Për besimtarët muslimanë që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë disi më i shkurtër këtë vit dhe do të vijojë të ulet deri më 2031. Pas kësaj, orët e agjërimit do të rriten. Për muslimanët që jetojnë në ekuator, ndodh e kundërta.
Al Jazeera ka publikuar po ashtu dhe listën e vendeve që do të agjërojnë më shumë dhe më pak orë nëpër botë.Në vend të parë për numrin e orëve janë shtete si Grinlanda, Islanda, Finlanca, Suedia apo Skocia, atje ku do të agjërohet mbi 17 orë. Mandej vijnë vende si Holanda, Polonia, Britania, Belgjika, Zvicra etj, ku do të agjërohet nga 16-15 orë.
Vendet që do të agjërojnë më pak, janë shtete si Argjentina, Paraguaj, Afrika Jugut, Australia, Kili apo Zelanda e Re, ku agjërohet për 12 orë.