Infografë: Sa orë do të agjërojnë besimtarët nëpër botë gjatë muajit të Ramazanit

Ka nisur tashmë muaji i madhëruar i Ramazanit, ndërsa bësimtarët muslimanë kudo në botë do të agjërojnë 10 deri në 19 orë, në varësi të vendit ku jetojnë.

Agjërimi është një ndër shtyllat e besimit islam, ndërsa Ramazani muaji kur Profetit Muhammed iu shpallën vargjet e para të Kur’anit famëlartë.

Si rregull, muaji i Ramazanit nis 10 deri në 12 ditë më herët se viti pasardhës. Në vitin 2030 do të ndodhë që muaji i bekuar i Ramazanit të zhvillohet dy herë brenda vitit kalendarik, fillimisht më 6 janar e më tutje sërish më datë 27 dhjetor.

Herën e ardhshme që muaji i bekuar i Ramazanit do të nisë pas 11 marsit (si këtë 2024), do të jetë 33 vite më vonë, në vitin 2057.

Për muslimanët që jetojnë në Hemisferën Veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë disi më i shkurtër këtë vit dhe do të vijojë të ulet deri në vitin 2031, vit kur Ramazani do të jetë përgjatë solsticit dimëror- ditës më të shkurtër të vitit. Më tutje, oret e agjërimit do të rriten deri në mbërritjen e solsticit veror-dita më e gjatë e vitit në hemisferën veriore.

Më poshtë disa imazhe të cilat tregojnë se cilat qytete do të agjërojnë më gjatë dhe cilat më pak orë.