“Inshallah si qet Zoti në kurth kurrë ma”, flet nëna e Rifat Zekës, një nga oficerët që u rrëmbyen nga serbët

“Inshallah si qet Zoti në kurth kurrë ma”, flet nëna e Rifat Zekës, një nga oficerët që u rrëmbyen nga serbët

Nëna e Rifat Zekës, një prej tre oficerëve të rrëmbyer nga forcat speciale ushtarake serbe, ka folur për herë të parë pas lirimit të të birit. Në një prononcim për “Tëvë”, nëna e Rifat Zekës është shprehur e gëzuar që i biri dhe dy kolegët e tij erdhën në Kosovë shëndoshë e mirë.

 “Fort jam gëzu që erdhën, për të tretë e jo veç për temin. Shyqyr erdhën mirë e shëndosh, inshallah Zoti ua jep të marën pas sotit. Inshallah si qet ma Zoti në kurth kurrë”, ka thënë ajo.

“Është ditë gëzimi, emocion i veçantë. Unë e kam patur shok klase Rifatin. I uroj shëndet e gjithë të mirat”-tha një prej miqve të oficerit të policisë