Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i pajetë i moshuari në Devoll

Një i moshuar në moshën 84 vjeçare është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Devoll. 24 orë më parë familjarët e Z. Meraku, e kishin denoncuar humbjen e të moshuarit.

84 vjeçari është gjendur në vendin e njohur si Sellca. Gjatë këqyrjes së të ndjerit, nuk janë konstatuar shenja të dhunës, duke çuar ekspertizën në besimin se i moshuari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Trupi është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko ligjore. Sipas të dhënave, 84 vjeçari vuante nga skleroza. Policia e Devollit po heton mbi rastin.