Elia Çempion (Elijah Champion) kishte shkuar në një market për të marrë një aplikim për punë. Rrugës për në shtëpi, ai zgjodhi të kalojë nga një rrugë që nuk e përdorte thuajse asnjëherë… pa e ditur se ky vendim i papritur do ta çonte të riun në shpëtimin e një të moshuari.
Rrugës, adoleshenti pa një të moshuar. Burri ishte rrëzuar përtokë, në asfalt.
“Kur e gjeta, ai ishte shtrirë në anë të rrugës me gjysmën e trupit në bar, gjysmën tjetër në asphalt. Kur njerëzit po kalonin atje me makina, ata thjesht kujdeseshin që të mos e shtypnin, pra ishte e dukshme se të gjithë e shihnin”.-tha 15 vjeçari.
Por ndryshe nga të tjerët, adoleshenti vendos të ndihmojë të moshuarin. Ai nis të trokasë në dyert e banesave aty pranë. Pas 15 dyerve ku trokiti, një person iu përgjigj kërkesës së tij për të ndihmuar të moshuarin.
“U ndjeva I lehtësuar dhe surprizuar në të njëjtën kohë, e dija se nëse do të provoja mjaftueshëm, dikush do të ishte i gatshëm të ndihmonte… por isha dhe shumë i zhgënjyer, kur pashë sesa shumë njerëz kaluan aty dhe as menduan ta ndihmojnë një tjetër qënie njerëzore”-tha i riu.
E gjithë historia nuk do të mësohej ndonjëherë, sikur personi që iu përgjigj thirrjes së adoleshentit, të mos e kishte publikuar në rrjetin social historinë.
“Nëse ky është djali juaj, atëherë ju keni bërë një punë të shkëlqyer në rritjen e tij. Im shoq dhe djali shkuan tek i moshuari që kishte rënë në anë të rrugës. I moshuari kishte patur vështirësi në ecje për shkak të artritit dhe ishte rrëzuar”