Ishte shpallur në kërkim dy ditë më parë, gjendet i mbytur në Durrës 20 vjeçari nga Cërriku

Një 20 vjeçar është gjetur pa shenja jete në det në orët e mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.13 në Durrës. I riu me origjinë nga Cërriku i Elbasanit, ishte shpallur në kërkim dy ditë më parë, pasi kishte humbur kontaktet me familjarët. Trupi i tij u gjet në sektorin ‘Iliria’ rreth orës 20:30. Nga këqyrja paraprake e trupit të të ndjerit, autoritet dyshojnë se i riu mund të jetë mbytur në ujë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.