“Islami është si qendra e një rrethi” Podcast me Elvisin: Ajeti i Kur’anit që bëhet mburojë për ty

Në këtë seri të radhës në Podcast me Elvis Naçin, ndalemi në disa tema mjaft interesante. Pasi shpjeguam magjinë imagjinare, tanimë radha është për të ndaluar tek magjia reale dhe sesi Kur’ani Famëlartë është mburojë për të tilla fenomene negative.

Elvisi në veçanti ndalet tek një ajet i Kur’anit dhe shpjegon në detaje peshën, rëndësinë dhe bukurinë e tij.

Biseda:

-Vis, mbaj mend kur ishim të vegjël, shkonim e mbushnim ujë tek burimi në Dajt

Elvisi: Në Kur’an thuhet… “Kemi zbritur ujë të pastër”. Në suren En-Bija, është përmendur brenda një ajeti, krijimin e Universit dhe gjallesat.

 “A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?”

Çfarë është kjo? Big bengu është ky. U deshën qindra e qindra vite që shkenca ta kuptojë. Në Kur’an përshkruhet vetëm në një ajet.

Le të hyjmë në temën e magjisë…

Elvisi: Për magjinë, dua të rikujtoj. Janë dy llojesh. Magjia imagjinare dhe magjia reale.

Më vjen keq shumë, që shumë njerëz nuk e njohin islamin. Që e ngatërrojnë me grupe të çuditshme nëpër botë, ose paragjykojnë dhe urrejnë një gjë që është për të mirën e tyre. Ka një shprehje, ‘njeriu është armik i asaj që nuk e njeh’.

Zoti i Gjithësisë ka thënë në Kur’an… “Ju bëmë juve, një popull të mesëm”. Pejgambëri këtë e ka përforcuar duke thënën… “Çështjet më të mira, janë mesatarja e saj”.

Por mesatarja në Islam, do të thotë më e përsorura, më e mira, më e bukura. Pra jo mesatare pa lidhje. Mesi i një rrethi. Nëse në një rreth sa më shumë rri njeriu në mes, aq më i sigurtë është. Sa më shumë lëviz anash, afrohet afër ekstremeve të rrethit.

Tani këto gjëra, ka njerëz që nuk i dinë, që nuk i vlerësojnë, e na fal o Zot, ka njerëz që nuk besojnë.

-Kam parë në shumë komente, njerëz që nuk kanë lidhje me islamin…

Elvisi: Po. Dhe ne do t’i durojmë, edhe nëse ata bëjnë ndonjë shaka apo ironi… sepse është bërë ironi e shaka e madhe me Pejgamberët, por ata në mënyrë graduale e kanë kuptuar. Ka vese të forta në shoqëri, që po ta vësh re, kur vijnë në fillim i shajnë, pastaj mësohen me to, e pastaj i praktikojnë ato.

-E pastaj edhe i mbrojnë…

Elvisi: Po. Dhe bëhen trendi i shoqërisë. Jo më e mira. E ne, duhet të jemi të durueshëm tek e mira. Nëse shohim dikë që tallet apo paragjykon, s’duhet me u mërzit.

Le të ndalemi tani, tek magjia. Lamë pa diskutuar magjinë reale. Zoti na ruajtë dhe mbrojtë, magjia reale bëhet me qëllim, me emër, ndaj personit të caktuar. Magjitë varen nga forcat e magjistarit, lidhja e tyre me xhindët. Sa më e fortë lidhja, sa më i fortë mohimi i tij, aq më forcë i jepet. Por neve, këto nuk na interesojnë. Ne do ta tregojmë ajetin më të fuqishëm kundër magjisë.

Por duhet të kuptojmë, magjia reale, mund të ketë lidhje me çmendurinë, me epilepsinë, me sëmundje, me rënie të fikëti, nga më të ndryshmet. Por të gjitha, (kur vijnë) pa shkak. Sepse e para, nuk diskutohet, nga këto sëmundje së pari mund të vijnë për shkak të një problemi. Edhe sikur të bindur të jemi për magji, i pari ku duhet tw shkohet është mjeku.

Mos harroni, njeri i keq është magjistari dhe njeri i keq është ai që shkon tek magjistari për të bërë magji.

Pejgamberit tonë i kanë bërë magjinë më të fortë më të zezë, hebrejtë që ishin në Medine.

Dhe Pejgamberi alejhi selam e ndjeu. Ishte tek Aishja. I ngriti duart Allahut të Madhëruar, për mbrojtje… sepse vëlla e motër e dashur, Pejgamberët janë sprovuar me të gjitha sprovat, për t’u bërë modeli i madh për njerëzimin. Çdo sprovë që i ndodh një personi sot, e ka kaluar Pejgamberi Muhamed alejhi selam.

Pejgamberi i ngriti duart duke iu lutur Allahut të Madhërueshëm. Allahu i Madhëruar i ka zbritur dy engjëj. Njëri në të djathtë, tjetri në të majtë, ndërsa Pejgamberi po lutej.  Ëngjëjt kanë filluar të flasin.

Njëri i thotë tjetrit…”Nga çfarë vuan i Dërguari i Allahut?” Tjetri i përgjigjet… “I kanë bërë magji”

“Kush ja ka bërë”-pyet ëngjëlli, ndërsa tjetri përgjigjet… “ia ka bërë filan gruaj nga hebrejët, që ishte magjistarja më e fortë e tyre”

Ajo i kishte marrë fijet e flokut pejgamberit. Ëngjëlli tregon më pas vendin dhe detajet se ku ka ndodhur kjo magji. Pejgamberi ka ulur duart dhe ka buzëqeshur.

Pejgamberi i ka thirrur shokët e tij dhe u ka treguar për vendin ku është bërë magjia. Nëse e gjen këtë magji e gjatë kohës që e prish/djeg duhet t’i këndosh tre suret e fundit. Mir është dhe ta groposësh diku. Shokët e Pejgamberit e hoqën magjinë.

Pas kësaj, shokët e Profetit i kanë thënë…“Ja resuluallah, a ta dënojmë?”

Pejgamberi i është përgjigjur… “Po unë jam shëruar tani… lëreni të jetojë”

Elvisi ndalon më tutje në shpjegimin e dy fazave që duhen patur parasysh, së pari çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga magjia dhe së dyti, çfarë duhet bërë për t’u shëruar prej saj.

Shikoni shpjegimin në këtë video (video nis në minutën 32:26)

Në këtë moment të rrëfimit, Elvisi ndalet tek një argument mjaft interesant, teksa shpjegon një prej ajeteve më të fuqishëm të Kur’anit famëlartë.

Elvisi: Allahu është Një dhe Një i Vetëm, por siç ka thënë, po themi Aristoteli, nuk do t’ja dijë më për njerëzimin. Pra, sipas disave Ai e krijoi dhe pastaj e braktisi njerëzimin. Nga nga ata që bien dakord e thonë se Zoti ka krijuar gjithçka dhe pastaj e ka kthyer në lojë, ka lënë njerëzit të vriten…

Po. Shpesh e thonë ateistët këtë. Ok thonë, e krijoi Zoti dhe tani ai s’ka më punë, çfarë i duhen Atij gjëra tona, i zgjidhim vetë…..

Elvisi: Pikërisht. Flasim për ajetin Kursi. Ajeti Kursij është në fillim, për të kuptuar se kush është Zoti.

Thuhet në Kur’an… “El-Haj-Jul-Kaj-Jum”. Është thënë tre herë në Kur’an, këto emra dhe cilësi të Allahut.

“El Haj”, do të thotë i “Gjalli që nuk vdes Kurrë”. Në librat e Shenjtë është përmendur i ‘Përjetshmi’ dhe i ‘Lashti’. Disa e kanë përkthyer dobët si i ‘Lashti’. Kurse në Islam është ‘El Haj’, I Gjalli që nuk vdes kurrë”.

“Kaj-Jum” do të thotë Ai që gjithmonë kujdeset, është në menaxhimin e të gjithë Universit, ka gjërat e mëdha, deri tek gjërat më të vogla. Thonë Ulematët e Islamit, nga galatikat e miliardat e yjeve që i menaxhon në mënyrë të përsosur, deri tek milingona e zezë në errësirën e natës, në shpellën e errët, poshtë gurit të zi.

Zoti nuk ia ka lënë asgjë rastësisë. Në dy ajete, gjen tre emra të Allahut. I pari, Allah. Ky emër, nuk ka shumës. Ai është Një dhe Një i Vetëm edhe në zgjedhim. I dyti është ‘El Haj’, pra i “Gjalli që nuk vdes Kurrë”. Të gjithë do të vdesin, vetëm Ai mbetet. I treti emër, ‘Kaj-Jum’, I Kujdesshmi, Ai që i ka të gjitha në menaxhim.

Elvisi: Si vijon ajeti? Se ka disave, u shkon mendja… po mir Zoti, 24 orë në 24… mendojnë se fle Zoti. Në Kur’an është folur dhe për këtë.

“Nuk e ze te koturit, e as gjumi”-thuhet në Kur’an.

Pastaj, jepet koncepti i madh. Lum ai që e kupton. Ne themi unë kam këtë, unë kam një gjë tjetër, unë jam kështu e ashtu… por nuk është kështu.

Në Kur’an thuhet… “E Tija është ç’ka ne qiej dhe në Tokë”

-Zoti është i madh…

Elvis: E di kush është mësimi i madh këtu vëlla? Atij i takon çfarë është në qiej e në tokë… atëherë, kij frikë, kij shumë frikë… sepse nëse Ai thotë janë të mia, ti të bësh çfarë të duash…(?)

Thuhet në një ajet… “Mos bëni shkatërrime në tokë, kur Unë e kam përsosur atë”.

Kultura e një njeriu që beson është, që të thotë ‘unë nuk jam zot i kësaj toke’, të thotë ‘faleminderit o Zot që më ke lënë të jetoj me të gjitha të mirat në këtë Tokë, e kur unë të iki, të largohem me sa më pak gjynahe’.

-Si zbriti ajeti Kursij, si e mori këtë vlerë…?

Elvisi: Thojnë, kur ka zbritur ajeti Kursij, shejtanët janë dëshpëruar shumë. Sepse deri para kësaj, po e them në mënyrë popullore, shejtanët bënin qejf para këtij ajeti. E ky ajet, e armatosi besimtarin me një mburojë të fuqishme shumë.

Elvisi vijon rrëfimin e tij, duke treguar se pasi lexon këto ajete dhe inspirohesh nga Madhështia e Krijuesit të Gjithësisë, kupton sërish se çfarë është të jesh besimtar musliman. Por çfarë është muslimani?

Ndiqeni në këtë pjesë të videos (minuta 45:06)