Itali: 13 vjeçari shqiptar ndërron jetë në gjumë

Një djalë i mitur me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në dhomën e tij në gjumit në një qytezë në provincën e Parmës. Media italiane shkruan se Jonson Sulika, 13 vjeçar, u gjet i pajetë nga e motra 17 vjeçare, e cila kishte hyrë në dhomën e të vëllait rreth orës 08 të mëngjesit, për ta zgjuar.

Në shtëpinë e familjes në Traversetolo erdhi ambulanca, por orvatjet e mjekëve të urgjencës qenë të kota. 13 vjeçari kishte ndërruar jetë në gjumë.

La Repubblica shkruan se autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa paraprakisht dyshohet se 13 vjeçari mund të ketë pësuar arrest kardiak teksa flinte.

Një autopsi është urdhëruar për të hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike. Vdekja e papritur e 13 vjeçarit ka tronditur mbarë komunitetin. Babai i vogëlushit punonte në një ndërmarrje, ndërsa nëna e të miturit ishte shtëpiake.