Itali: 19 vjeçari shqiptar mbytet në det në orvatje për të shpëtuar të dashurën

Kishte shkuar për pushime me të dashurën, por kjo e dielë u kthye në një tragjedi për një shqiptar në moshën 19 vjeçare. Siç shkruan media italiane, Anxhelo Cara kishte mbërritur në plazhin e Baia Verde për nje ditë pushim, por atje është mbytur.

Për momentin të dhënat janë ende të paqarta, shkruan media italiane. Nga informacionet e para thuhet se i riu ka hyrë në det në orvatje për të shpëtuar të dashurën, e cila ka hasur në vështirësi në ujë për shkak të rrymave detare. Por pikërisht për shkak të rrymave detare, vetë i riu u mbyt në ujë.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë të autoritetet dhe stafi i trajnuar për raste të rrezikut të mbytjeve. Fatkeqësisht, pavarësisht se të riut iu dha ndihma e parë në kohë, ai nuk mundi të mbijetojë. Siç shkruan media italiane, së bashku me mjekët e urgjencës u krye një orvatje për mëse 1 ore e gjysëm për të rianimuar 19 vjeçarin shqiptar.

Në zonë mbërriti më tutje edhe policie e roja bregdetare për të rikonstruktuar të gjithë dinamikën e ngjarjes tragjike.