Itali, 20 vjeçari shqiptar mori një plumb në kokë, babai i të ndjerit flet për median lokale

Mbrëmjen e 3 qershorit në Italinë fqinje, një 20 vjeçar shqiptar i quajtur Enriko Aliaj, humbi jetën pasi mori një plumb në kokë në ambientet e banesës së tij.

Nën hetim (në gjendje të lirë) u vu vëllai 18 vjeçar i të ndjerit, ndërsa së fundmi për median italiane ka folur babai i djemve. Në një prononcim për gazetën “Liberta”, Shpend Aliaj ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale.

“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht. Kur ndodhi tragjedia, nuk isha në shtëpi dhe nuk e di sesi ajo armë përfundoi në duart e djalit tim”-tregoi babai.

Ende mbetet mister se ku është gjendur arma, e tipit Smith & Wesson (revolver me mulli)