Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një bar në Piacenza të Italisë fqinje, atje ku një 42 vjeçar shqiptar është vrarë.
Media italiane shkruan se trupi i 42 vjeçarit është gjetur i shtrirë në një trotuar në San Bernandino, mbuluar në gjak. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të urgjencës, shqiptari ka humbur jetën.
Autori dyshuar ka mundur të largohet, por arratia e tij ka zgjatur veçse pak orë. Autoritetet thonë se e kanë arrestuar autorin, i cili rezulton të jetë po ashtu shtetas shqiptar.
Mbetet ende mister motivi i krimit, ndërsa viktima është goditur disa herë në pjesën e qafës me një mjet të ftohtë, thikë ose kaçavidë. Dyshimet paraprake janë se mes dy bashkëkombasve ka patur një debat apo një konflikt që ka degjeneruar në dhunë e mandej në vrasjen e 42 vjeçarit.
Viktima, i identifikuar si Nikolin Lika, ishte baba i dy fëmijëve.