Itali: Babai i heq internetin, vajza 13 vjeçare e denoncon në polici… më pas zbulohet e vërteta

Një telefonatë mbërriti në sallën operative të policisë në Bari. Me zërin e shqetësuar, në anën tjetër të telefonit flet një vajzë e mitur, e cila i tregon oficerit se prindërit e keqtrajtojnë.

Pas denoncimit, autoritetet vihet në lëvizje dhe nisin hetimet. Pyetet e mitura dhe prindërit. Shkas për telefonatën e të miturës ishte bërë vërtet një përplasje e debat i ashpër mes prindërve dhe të miturës, në lidhje me rezultatet e dobëta në shkollë të vajzës. Prej këndej prindërit kishin vendosur që t’i hiqnin rrjetet sociale dhe internetin vajzës, e cila sipas hetimeve qëndronte mbi 10 orë në ditë para ekranit.

Por hetimet mbi rastin dhe shkakun thuajse banal të denoncimit të vajzës (heqja e internetit), nxorrën në pah të tjera detaje që detyruan autoritetet të nisin një hetim mbi prindërit.

Referuar rrëfimit të të miturës, dhuna verbale e prindërve ishte bërë e përditshme dhe po sipas saj, nuk kanë munguar dhe goditjet. Siç shkruan më tutje media italiane, hetimet e kryera nga prokuroria, kanë nxjerrë në dritë faktin se 13 vjeçarja është goditur me grushte e shkelma nga i ati. Dhuna fizike ka lënë dhe shenja të dukshme në fytyrën e fizikun e vajzës, shton më tutje media vendase.

Pas marrjes së këtyre detajeve, prokuroria ka kryer përgjime ambientale dhe të celularëve të familjes, duke shtuar edhe më tej provat se 13 vjeçarja ishte rrahur vazhdimisht