Itali, dy vëllezërit shqiptarë qëllohen me thikë nga një 28 vjeçar

Dy vëllezër shqiptarë janë plagosur me thikë nga një 28 vjeçar në Lignano Sabbiadoro. Dy vëllezërit të moshave 29 e 27 vjeç, rezidentë në Fiume Veneto, po ecnin në rrugë kur për arsye ende të paqarta, 28 vjeçari i ka qëlluar me thikë. 29 vjeçari ka marrë një goditje në bark dhe është transportuar me helikopter drejt spitalit. Vëllai më i vogël ndërkohë, ka marrë një prerje në kokë. Sç raporton media vendase, 27 vjeçari është kuruar në vendin e ngjarjes nga ana e mjekëve të urgjencës.

Agresori u ndalua nga autoritetet në orët e vona të mbrëmjes (ngjarja ndodhi pasdite). Siç shkruan media italiane, nga ajo që është mësuar deri më tani nga hetuesit, rezulton se dy vëllezërit njiheshin me agresorin dhe mund të ketë qenë një konflikt i hershëm ai që ka sjellë dhe plagosjen e të dyve.