“Kur më propozuan mjekët për transplantin e një pjese të mushkërisë, nuk u mendova dy herë… ishte për të shpëtuar jetën e djalit tim”
Kështu u shpreh një baba me origjinë nga Shqipëria për median italiane. Në shtetin fqinj u krye një ndërhyrje e rrallë dhe e vështirë, me qëllimin e thjeshtë… shpëtimin e një djali 5 vjeçar. Dhe shpëtimtari ishte Andueli, babai 34 vjeçar i vogëlushit.
Siç raportoi “Corriere” i Bergamo-s, u Mario 5 vjeçar vuante nga talasemia dhe babai të tij i ishte dashur të dhuronte më parë pjesë nga palca e tij kurrizore. Por kjo ndërhyrje kishte shkaktuar një reagim imunitar në organizmin e vogëlushit, duke shkaktuar dëme serioze në mushkëritë e 5 vjeçarit. I gjendur në këto rrethana, mjekët i sugjeruan babai 34 vjeçar se mund të kryenin një ndërhyrje për transplantimin e një pjese të mushkërisë së tij tek Mario vogël. Andueli nuk hezitoi dhe iu nënshtrua ndërhyrjes.
Operacioni zgjati 11 orë dhe në të u përfshinë 100 vetë nga personeli mjekësor. Andueli humbi afro 20% të kapacitetit të mushkërive të tij, por nga ana tjetër falë transplantit, mundi të shpëtojë mushkëritë e të birit.
Pas ndërhyrjes vogëlushi qëndroi për dy javë në terapi intensive, ndërsa mbi kokën e tij qëndroi ditë e natë e ëma, Ornela. Edhe babai mundi të shohë të birin pas disa ditësh rikuperimi. Një gëzim e ka mbuluar zemrën e këtij babai
“Falë Zotit e mjekëve, gjithçka shkoi mirë… Tani ai mund të shkojë në kopsht dhe të luajë më fëmijët e tjerë. Ai nuk rri një moment i qetë, ha pak dhe luan shumë. Nuk ka asgjë më të bukur për të parë, është e mrekullueshme”.-tha 34 vjeari për median italiane.
Drejtuesi i spitalit ku u krye ndërhyrja, Dr Lorenzo D’Antiga, u shpreh se “kemi përpara një gjë të jashtëzakonshme, një baba që i shpëtoi dy herë jetën djalit”