Itali: Së shpejti bëhej baba… ndërron jetë në aksident 27 vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e të martës në Verona, atje ku ka humbur jetën një 27 vjeçar nga Shqipëria.

Siç shkruajnë media italiane, i ndjeri quhej Redon Qevani. 27 vjeçari udhëtonte me motor dhe për pasoja ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një pemë.

Corriere shkruan se afro 30 familjarë e të afërm të të ndjerit mbërritën në vendin e ngjarjes, përfshi dhe bashkëshortja shtatzënë e viktimës. Së shpejti çifti priste ardhjen e fëmijës.

Corriere thekson madje se njëri prej të afërmve të viktimës ka shkuar dhe i ka vënë zjarrin motorit të të riut, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.