Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Forli të Italisë fqinje, atje ku një 30 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën një ditë pas një aksidenti.
I riu udhëtonte me një monopat elektrik kur është përplasur me një makinë që vinte nga ana tjetër e rrugës.
Përplasja ndodhi në një prej rrugëve të qytetit në mbrëmje. 30 vjeçari është përplasur me anën e djathtë të automjetit dhe ka marrë plagë serioze në pjesën e kokës.
Një ambulancë e dërgoi me urgjencë në spitalin Bufalini të Cesena-s. Gjendja e 30 vjeçarit u shfaq e rëndë. Aksidenti ndodhi të enjten mbrëma, ndërsa i riu u shua të dielën pas përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit të tij.
Media italiane shkruan se 30 vjeçari shqiptar ishte baba i një fëmijë, një djali 6 muajsh.