Itali: Vogëlushja shqiptare bie nga një lartësi prej afro 7 metrash…1 vjeçarja në spital në gjendje kritike

Janë tejet të rënda kushtet e parametrat e saj shëndetësore, teksa këtë paradite ajo ra nga dritarja e shtëpisë së saj në lagjen Madonnina të Modenas.

Kështu shkruan media italiane në lidhje me një ngjarje dramatike që i ndodhi një familje shqiptare, e posaçërisht nëj vajze 18 muajshe (1 vjeçe e gjysëm).

Sipas të dhënave të deritanishme e asaj që kanë mundur të rindërtojnë hetuesit, vogëlushja ishte në shtëpi me të ëmën. Në një moment, vajza është afruar tek dritarja dhe ka rënë prej tyre nga (kati i tretë) nga një lartësi prej afro 7 metrash. E tronditur e ëma ka vrapuar poshtë dhe e ka marrë të bijën në krahë, duke shkuar menjëherë në një klinikë veterinare përballë banesës, për të kërkuar ndihmë.

Prej atje ka ardhur autoambulanca dhe mjekët e emergjencës, më pas të ndjekur nga policia. Vajza është shtruar menjëherë në urgjencë, atje ku ndodhet edhe në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Gjatë rënies, thotë media italiane, vajza ka pësuar traumë në kokë.

Policia shkencore ka kryer punën e saj në vendin e ngjarjes dhe sipas të dhënave paraprake, dinamika duket e qartë. Dritarja në dhomën e gjumit ka qenë hapur dhe jo shumë lart me tokën. Mbrojtësja prej hekuri duket se nuk ka mjaftuar që vogëlushja të ngjitej e të rrëzohej.