Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i janë shtuar flotës së shtetit shqiptar. Anijet u dhuruan nga Italia me qëllim forcimin e sigurisë kufitare në ujërat shqiptare.
Në ceremoninë e mbajtur në Portin e Durrësit, i pranishëm ishte komandati i përgjithshëm i Guardia di Finanza-s, Andrea De Gennaro.





De Gennaro u shpreh se misioni i Guardia di Finanza-s, është më i gjati shtrirë në kohë në Shqipëri.
“Konsiderohet si misioni më i gjatë në historinë e Guardia di Finanza që dukshëm ka zgjeruar me kalimin e kohës aktivitetin e tij. Tashmë edhe përmes përdorimit të avionëve të pajisur me sensorë të një teknologjie të lartë, bashkëpunim që ka konsistuar në arritjen e rezultateve të një niveli të lartë në frontin e parandalimit të trafikut të paligjshëm përmes detit të lëndëve narkotike, kontrabandës së duhanit të prodhimit të jashtëm dhe emigrimit të paligjshëm”, tha ai.