Prej mëse një jave qëkur mësoi lajmin, nuk i pushojnë lotët. Prej mendjes nuk i ikën një frazë, të cilën e përsërit mes ngashërimave e dhimbjes së madhe që e ka kapluar… pse nuk më ra mua kjo sëmundje, por djalit tim.
I biri, Arditi, ndodhet i shtruar në spital. Gjendja e tij shëndetësore është e rënduar së tepërmi. Arditi është prekur nga leuçemia akute trombocitare.
Nënës së Arditit nuk i kanë mbetur veçse lotët. Thotë se me lotë i lan rrugët ku ajo kalon nëpër Tiranë. Pa kuptim është jeta për të, nëse i biri…
“Ai eshte kismeti im… kismeti i fëmijës sim (qan). S’i nuk më ra mua… kur e mora vesh. Si nuk më ra mua, po të kisha vdekur, të mos shihja gjë me sy. Si nuk më ra mua kjo, por tim biri. Unë jam e mbaruar (qan), jetoj kot në këtë dynja…Sinqerisht nuk e mendoja se do të vinte dita, të përfundoja kaq keq.Më ka rënë si rrufe në qiell të hapur, me lot e kam larë të gjithë Tiranën. Kam një javë që më është ulur koka, asgjë tjetër nuk mendoj dot.”-tregon nëna.
Kjo nënë lutet për ndihmën e shqiptarëve, që Arditi të niset për kurim jashtë shtetit.
“Unë pa të jam e vdekur (qan). Ju lutem shumë, Fondacionit tuaj, Elvis Naçit, i lutem shumë shqiptarëve të japin një kontribut që im bir të niset, të kurohet jashtë shtetit.”-përfundon mes lotëve nëna.