“Jam gjyshe heroinë” Gjykata lë në burg Tashën e Tik Tok-ut me të birin, shfrytëzonin 10 vjeçarin për video

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e arrestit me burg për 67 vjeçaren Natasha Rombula, po ashtu dhe për të birin e tij Armando Kumaraku.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura. Nënë e bir akuzohet se shfrytëzonin për para djalin 10 vjeçar të Kumarakut të cilin e nxirrnin në video Tik Tok-u dhe e mësonin të shprehej me fjalor banal e fyes. Fill pas vendimit për t’i lënë nënë e bir në burg, ‘Tasha e Tik Toku-t’ ka kërkuar të flasë për mediat.

Në momentin e shoqërimit nga ana e policisë, 67 vjeçarja ka deklaruar se “Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”.

Rombula me të birin u denoncuan nga nëna e 10 vjeçarit i cili qëndronte me gjyshen dhe babain 43 vjeçar. Gruaja e kishte kallëzuar rastin e shfrytëzimit të të birit nëpër video tik tok-u që në muajin dhjetor. Pas afro dy muajsh hetime, policia në Sarandë kreu arrestimin pak ditë më parë.