“Jam një njeri i ndryshuar” Video, i riu hidhet mbi gjyqtaren në Nevada dhe nis ta godasë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në një sallë gjyqi në Las Vegas, atje ku një 30 vjeçar i dënuar më parë, është hedhur në drejtim të gjyqtares dhe ka nisur ta godasë me grushte. Pak para sulmit të paprecedentë ndaj gjyqtares Mary Kay Holthus, i riu i quajtur Deobra Redden po fliste qetësisht me të, duke i shpjeguar se tanimë ai ishte ‘një njeri i ndryshuar’.  

Por kur gjyqtarja nis të argumentojë drejt refuzimit të mbrojtjes së të riut, ky i fundit sprintoi dhe u hodh drejt e tek ajo, duke nisur ta godasë.

Gjyqtarja mori disa lëndime në kokë, ndërsa 30 vjeçari tanimë pritet të përballet me akuza të rënda penale.