Shkëncëtarët kanë regjistruar një fenomen me të vërtetë mbresëlënës në një prej hënave të Saturnit, gejzerët e të cilit shpërthejnë ujë e avuj uji në lartësi të jashtëzakonshme.
“Janë masive” tha Sara Faggi, astronome planetare në Qendrën Hapësinore Goddard, siç raportoi “Nature”.
Detajet e shpërthimit të gejzerave në Enceladus, u zbuluan falë vëzhgimeve të teleskopit hapësinor James Webb.
Vetë Enceladus ka një diametër prej afro 500 kilometrash, ndërsa fuqia e shpërthimit të gejzerëve të satelitit, rezulton se është përgjegjëse për krijimin e një prej unazave të Saturnit.
Nga analiza e detajuar, shkencëtarët kanë mësuar se shpërthimet përmbajnë metan, dioksid karboni