Djali në foton e mësipërme quhet Rajli dhe historia e tij është me të vërtetë e dhimbshme. Vitin e kaluar ai kishte shkuar për vizitë tek gjyshja e tij, për të drekuar së bashku me të. Në një moment shkon tek parvazi i tualit teksa shikonte celularin. Ora ishte 11:59. Ky ishte i fundit fragment që ai kujton, orën… më pas veten e gjen në spital. Rajli kishte rënë nga kati i katërt i pallatit. Fqinjët e panë dhe thirrën ambulancën.
Gjyshja e tij në ato momente, përjetoi ditën më të errët të jetës. Njëlloj me të, nëna, babai e motra e të riut. Shumë shpejt familja Dardha, mësoi se djali i tyre, nuk do të mund të ecte më dot kurrë. Ishte një mrekulli e Zotit, që ai i kishte shpëtuar me jetë rënies aksidentale.
Rajli: Të them të drejtën, po flisja në telefon dhe po bëhesha gati të ngrihesha për të ngrënë bukë. Në atë moment shikoj orën 11:59 dhe në atë moment, nuk kujtoj më asgjë.
Shikoja shumë mamin e babin që nuk ishin më si më parë. Nuk kishin më buzëqeshje, ia bëja dhe gjendjen unë më të vështirë. Mamit i thash, kjo gjë që ndodhi, është e shkuar tanimë, unë e kam pranuar dhe unë do të të dal në krah tani.
Babai nuk e premtoi mirë këtë situatë. Mami u tregua pak më e fortë. Ajo na dha një shtysë të madhe, na thoshte mos u dorëzoni. Por babai nuk e ka pranuar, sepse normalisht, nuk do ta shohë të birin në karrige.
Askush nuk më dha një shpjegim se çfarë ka ndodhur në atë moment.
Rajli erdhi në emisionin “Për Shqiptarët” për një qëllim shumë të thjeshtë dhe prekës. Ai ka dëshirë ta bëjë të ditur, ta bërtasë një të vërtetë të thjeshtë e të madhe, por që shumëkush e harron. Rajli ka ardhur në “shtëpinë” e shqiptarëve për t’i thënë faleminderit nënës së tij.
Në studio vjen nëna e të riut, i cili menjëherë i merr dorën nënës, më të shtrenjtës.
“Mam të falenderoj për gjithçka që ke bërë për mua, që më ke qenë krah përgjatë gjithë jetës sime. Të falenderoj.”-i thotë djali nënës.