“Jemi bërë si njerëz pa mendje” Gjyshja qan me lot për nipin e shtruar në reanimacion

Lajmin e dhimbshëm e mësoi në telefon, nga i biri. Nipi i saj, Valdrini 1 vjeçar, erdhi në këtë botë dhe menjëherë shkoi në inkubator.

Sot Valdrini është 1 vjeç dhe aktualisht ndodhet në reanimacion. Gjyshja e vogëlushit derdh lot trishtimi për nipin. Në ballë të dhomës së ndenjies, mban fotot e nipave e mbesave. E vetmja foto që mungon është ajo e Valdrinit.

“U shqetësuam jashtë mase. Mori djali në telefon dhe na tha Matilda është në spital, në rrezik dështimi. Si vajti djali pastaj në inkubator… (qan). Shumë u shqetësuam, nuk e duronim dot. Jemi bërë si njerëz pa mendje. Keq më vinte për djalin, keq më vinte për nusen, keq më vinte për bebin e vogël (qan). Çupën e vogël e kisha këtu. Më thoshte duke qarë, dua mamin, duan Valdrinin.

Kam lënë vendin e Valdrinit atje (tek fotografitë), e kam lënë bosh… (qan). Kur vij vërdallë nëpër shtëpi e bëj punë, i hedh sytë atje, dhe mendoj për djalin. Më mungon Valdrini. Jashtë mase jam e rënduar. “thotë gjyshja e 1 vjeçarit mes lotëve.