Afro 8 muaj më parë, Amelia po kthehej në shtëpi me gjyshin pasi kishte përfunduar shkollën. Një makinë i goditi të dy. I moshuari humbi jetën, ndërsa vogëlushja u shtrua me urgjencë në gjendje kritike. Fatmirësisht vogëlushja i shpëtoi rrezikut për jetën, por dëmet që ajo kishte marrë në këmbë, ishin të shumta dhe serioze.
Amelia veçse 7 vjeçe iu nënshtrua 32 ndërhyrjeve në total, por sërish gjendja e saj nuk u përmirësua. Vogëlushja dergjej në krevatin e spitalit në kryeqytet, në pamundësi për të ecur dhe në rrezik për komplikacione të mundshme.
Ishin shqiptarët bamirës ata që pas thirrjes në emisionin “Për Shqiptarët”, u bënë bashkë për 7 vjeçaren. Amelia u nis drejt Italisë fqinje, në spitalin Bambino Gesu, ku dhe vijon të kurohet ende.
Fatma Naçi ka shkuar të vizitojë fëmijët e shumtë që janë dërguar në këtë spital falë bamirësisë e zemërgjerësisë së mijëra e mijëra shqiptarëve anëmbanë botës.
Sot Amelia është në gjendje të mirë dhe vijon të rikuperohet deri në shërimin e saj të plotë. Buzëqeshja e saj është mbase dhurata më e bukur, teksa vogëlushja ka këto fjalë zemre për të gjithë bamirësit