“O zemra e mamit, o shpirti im… (qan) do të bëhesh mirë o shpirti mamit, o zemra ime.”
Prej kohësh tashmë ajo qëndron në spital… atje dergjet i biri. Aleksandri është një fëmijë ende i vogël 10 vjeçar, por është sprovuar me një sëmundje të rëndë që rrezikon t’i marrë jetën. Përballë kësaj sprove, nuk ka kush përballet kurrkush tjetër veçse nëna e Aleksandrit, e cila i ledhaton kokën të birit teksa shpirti i mbushet në ligështim.
Kjo familje shqiptare nuk i ka mundësitë financiare për ta kuruar Aleksandrin jashtë shtetit, pasi në Shqipëri i kanë thënë se djali rrezikon. Aleksandri ndërkohë është në dhimbje, mezi flet, njërën dorë nuk e luan dot, ndërsa njërën këmbë nuk e ndjen. E pranë tij nëna, e cila s’mundet të bëjë gjë tjetër veçse të derdhë lot e të shpresojë në mrekulli për të birin.
Përmes një thirrje të ndjerë që buron nga zemra, nëna e Aleksandrit i drejtohet shqiptarëve bamirës. Ajo kërkon ndihmën e bamirësve, që të mund të dërgojë djalin për kurim jashtë shtetit.
“Jam nëna e Aleksandrit, djali ka një hematomë në kokë… nuk flet, dorën nuk e luan, njërën këmbë nuk e ndjen fare. Ju lutem më ndihmoni të shpëtoj djalin, të rikthehet edhe njëherë siç ishte më përpara”-thotë mes lotëve nëna e vogëlushit.