Kjo nënë nuk largohet për asnjë moment nga e bija, e cila është prekur nga një sëmundje e rëndë…vogëlushja 13 vjeçe vuan nga leuçemia akute. Jeta e Sonilës së vogël është në rrezik serioz, pasi sëmundja rezulton të jetë tepër agresive. Vajza ka nevojë emergjente për t’u larguar për kurim jashtë shtetit.
Në pamundësi për të përballuar kostot e larta të kurimit, nëna e 13 vjeçares i është drejtuar për ndihmë “Shqiptarët për Shqiptarët”. Nuk i pushojnë lotët dhe në çdo moment qëndron pranë saj.
“Ju lutem, ju përgjërohem, ma shpëtoni vajzën… është vetëm 13 vjeçe dhe vuan nga leuçemia akute”-rrëfen mes dhimbjes nëna e Sonilës.