Prej ditësh ndodhet në spital. Dergjet në shtrat e njërin sy s’mundet as ta hapë dot. Roxhaldo është veçse 10 vjeçar, por një sëmundje e rëndë që i ka prekur zemrën dhe veshkat, rrezikon t’i marrë jetën.
“Jam shumë sëmurë…kam shumë dhimbje barku dhe koke. Edhe pak ditë dhe do të fillojë shkolla…dhe unë nuk do të iki dot më. Ëndrra ime më e madhe është të ulem dhe njëherë në bankë”-thotë vogëlushi.
Në krah të Roxhaldos është e ëma, Roza. E mbushur në dëshpërim, ajo i qëndron çdo moment pranë të birit. Roxhaldo se njohu kurrë të atin e tij dhe u rrit jetim falë sakrificave të nënës së tij… e kur përmend nënën, 10 vjeçari mbushet në lot.
“Nuk dua të më ndodhë diçka e keqe, se mami do të mërzitet shumë. Kam shumë frikë se mos vdes, nuk dua ta lë mamin vetëm.”-thotë Roxhaldo, ndërsa në faqet e tij vërshojnë lotët.
10 vjeçari i drejtohet me këtë apel shqiptarëve zemërmirë.
“Ju lutem të gjithë shqiptarëve, që të më ndihmojnë. Ju lutem, dua të shërohem dhe të jetoj”
Roxhaldo do duhet të niset urgjentisht jashtë shtetit, në Italinë fqinje. 10 vjeçari ka nevojë për mjekim të specializuar, pasi në Shqipëri shanset për të janë të pakta