“Kam vrarë vëllain tënd” Flet gruaja e 50 vjeçarit shqiptar, që i mori jetën kunatit në Greqi

Pasi e bija i tregoi se daja e përdhunonte prej vitesh, 50 vjeçari Fatmir Tarellari mori çiften e gjahut dhe u nis me makinë. Ndaloi në një rrugë rurale të Volosit dhe prej atje kërkoi ndihmën e 33 vjeçarit Erjon Pelivani, duke e gënjyer se makina e tij kishte pësuar defekt. Pasi i riu mbërriti atje, 50 vjeçari e qëlloi për vdekje.

Ky ishte krimi i rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqinë fqinje. Së fundmi mbi rastin ka folur dhe gruaja e 50 vjeçarit, e cila rrëfeu oër median greke se Tarellari e kishte marrë në telefon dhe i kishte treguar… “të kam vrarë vëllanë”.

Për Protothema-n, gruaja e 50 vjeçarit tregoi se ajo nuk e kishte ditur se i vëllai kishte përdhunuar të bijën e bashkëshortit. Ajo më tutje shtoi se gjithçka doli në sipërfaqe pak ditë më parë, kur 18 vjeçarja kishte vendosur të fliste e të tregonte çfarë kishte ngjarë.

“3-4 ditë më parë i mora vesh. Nuk dija asgjë. Ai (i vëllai) i kishte fshehur të gjitha. Vajza nuk më tregoi mua. Im shoq e mësoi dhe… më mori në telefon dhe më tha “të kam vrarë vëllanë”-tha gruaja e cila ndodhet në gjendje shoku.