Kamëz, 31 vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë

Një 31 vjeçar ka kryer një akt ekstrem në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa ka lyer veten me benzinë dhe ka ndezur veten në flakë. Fatmirësisht autoritetet kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur transportimin e të riut në QSUT, në repartin e djegie plastikës.

“Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E.M, 31 vjeç,” njoftoi policia.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të riun për t’i vënë flakën vetes. 31 vjeçari po mbahet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.